E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Lufta kundër kanabisit”/ Lleshaj në Shkodër: Ka eksponentë krimi që qarkullojnë të lirë

Ilustrim · Vizion Plus

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me autoritetet vendore në Shkodër.

Ai tha se lufta kundër kanabisit do të vazhdojë ne dy fronte, për të luftuar kriminelët që merren realisht me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që ka përgjegjësinë për administrimin e vënien në kontroll të territorit.

 “Lufta kundër kanabisit mbetet përgjegjësi e madhe për ata që kanë përgjegjësi, zyrtarë të pushteti vendor apo qendror, apo subjekte private. Deviza ime si ministër mbetet lufta pa kompromis kundër kanabisit e kjo luftë do vazhdojë në dy fronte, për të luftuar kriminelët që merren realisht me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që ka përgjegjësinë për administrimin e vënien në kontroll të territorit. Kjo pak Shqipëri që kemi, ka shumë përgjegjës, IKMT, autoritetet vendore, subjektet private, të gjithë këta duhet ta kryejnë këtë përgjegjësi.”

Lleshaj shtoi se në qytetin e Shkodrës ka eksponentë krimi që qarkullojnë të lirë, e për të cilët tha se policia është gati për t’i goditur nëse ata shkelin vijën e ligjit.

“Shkodra është një qark që ka trashëguar gjendje jo pozitive sa i përket rendit e sigurisë publike, mbetet shumë për të bërë, fatkeqësisht konstatoj falë edhe disa vendimeve të pakuptueshme që s’kam tagër t’i gjykoj, por kam të drejtë mos i kuptoj, kanë bërë që ende në qytet të jenë në qarkullim të lirë, qarkullim, se jo fort të lirë ndoshta, eksponentë krimi të cilët meritojnë vëmendjen e policisë.”  

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh