Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 February 2026
Vizion fokus

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin një luftë...

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund...

Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e...

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn dhe...

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron...

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

Detaje të reja, princi Andrew i kishte dërguar Epstain...

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin,...

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet furgoni i...

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar,...

Lufta kundër informalitetit, Malaj: Synohet mbrojtja e konsumatorit shqiptar, turizmi është motori i zhvillimit ekonomik

26 Janar 10:59

Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot mbi rezultatet e deritanishme në kuadër të formalizimit të sektorit të turizmit dhe ndërtimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të biznesit për deklarimin real të pagave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Gjatë një konference për shtyp, ministri i Financave siguroi se angazhimi në luftën kundër informalitetit synon jo vetëm garantimin e një konkurrence të ndershme, por edhe mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë.

“Ne jemi tashmë në vitin e dytë të zbatimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave, e cila do të shtrihet deri në vitin 2027. Zbatimi i kësaj strategjie e cila tashmë është dakordësuar me FMN-në, por edhe me BE-në, synon jo vetëm rritjen e të ardhurave por edhe një administrim më të mirë fiskal, natyrisht pa ndryshuar norma tatimore përgjatë periudhës që do të shtrihet kjo strategji”, u shpreh Malaj.

Pjesë e objektivave të kësaj strategjie, sipas ministrit Malaj është pa dyshim edhe rritja e formalizimit në sektorët kyç të ekonomisë por që rezultojnë me risk të lartë, siç është sektori i turizmit apo edhe sektori i ndërtimit.

Duke folur mbi strategjinë afatmesme të të ardhurave, Malaj u shpreh se vitin e kaluar rezultatet ishin tejet pozitive në luftën kundër informalitetit në sektorin e turizmit.

Kjo sipas tij, konfirmon edhe njëherë potencialin që ka ky sektor si një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Më konkretisht, numri mesatar i punonjësve për periudhën janar-shtator 2025 u rrit me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, edhe fondi i pagave në këtë sektor u rrit me 18% duke arritur në rreth 162 milionë euro”, u shpreh Malaj.

Ndërkohë, Malaj theksoi se të njëjtin trend rritës kanë pasur edhe kontributet nga sigurimet shoqërore në masën 18%, duke arritur në rreth 46 milionë euro.

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi

Nga e njëjta kategori

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin një luftë kundër nesh do përgjigjemi ushtarakisht

më shumë...

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS

më shumë...

PD bën kërkesë për leje për protestë, Policia e Tiranës: Specifikoni orën e mbylljes, nuk do lejohen personat me maskë

më shumë...

Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time, puna e presidentit është më e rrezikshmja në botë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

1:12

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin...

1:11

“Balluku”, pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni...

1:02

PD bën kërkesë për leje për protestë,...

12:57

Trump: Jam i shqetësuar për sigurinë time,...

12:33

GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion...

12:20

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, identifikohet dhe...

12:18

Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri...

11:53

GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun,...

11:39

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

11:36

“100 000 euro ose do të publikoj...

11:27

Mes lagështirës e mykut, qendra shëndetësore Nr.2...

11:26

Detaje të reja, princi Andrew i kishte...

Foto ilustruese
11:13

Aksident me vdekje në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina...

11:04

VIDEO/ Skena Far West në Itali, sulmohet...

10:57

Prokuroria kërkon 180 vite burgim për ish-krerët...

10:36

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh...

10:29

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë arrestohet menjëherë...

10:24

Atentati i dështuar ndaj gjeneralit në Moskë,...

10:23

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të...

9:59

Reshjet e pazakonta shkaktojnë tragjedi në Kolumbi,...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetë...
  • Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Konflikt...
  • Venusi te Peshqit! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Mundësi e...
  • GJK la në fuqi pezullimin për Ballukun, Rama paralajmëron nd...
  • Taksa e tërmetit, çfarë ndodh nëse qytetarët refuzojnë ta pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.