Subscribe

Për autoritetet shqiptare ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë pritet të jetë i kufizuar dhe i administrueshëm për ekonominë tonë.

 

Minstrja e Financave, Delina Ibrahimaj, së bashku me guvernatorin Genti Sejko vlerësuan se ndikimi ka nisur të japë efekte në tregjet botërore, siç është rritja e çmimeve të disa produkteve bazë si dhe në rritjen e pasigurisë së investitorëve.

 

Por këto pasoja nuk kanë mbërritur në vendin tonë, pasi Shqipëria ka një aktivitet tregtar të ulët ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

 

Sipas Bankës Qendrore, sistemi bankar në vend ka tregues pozitive dhe testet e kryera tregojnë se ekonomia shqiptare ka hapësira të mjaftueshme për t’u rezistuar goditjeve të mundshme që mund të vijnë nga një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës.

 

Sipas të dhënave ekonomia jonë mund të ndikohet nga ky konflikt, si pasojë e reduktimit të marrëdhënieve tregtare, nga rritja e çmimeve për disa produkte të veçanta. Por autoritetet vlerësojnë se këto goditje do të lënë gjurmë kalimtare në ekonominë tonë dhe në inflacion.

 

Dy zyrtarët pas takimit njoftuan se në rast përshkallëzimi të luftës, do të prodhonte një realitet të ri ekonomik dhe do të kërkonte masa më gjithëpërfshirëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *