Presidentja e Kosovës ka qenë e para që ka hapur fjalën në Kuvend në seancën solemne që po mbahet për Ditën e Pavarësisë.
Në fjalën e saj, Osmani ka deklarura se kremtimi i kësaj dite tregon se liria e fituar me mund është e përjetshme.
Osmani ka dënuar edhe vendimin e Prokurorisë së Hagës, e cila vazhdon të mbaje në qeli ish krerët e UÇK-së, për të cilët ka kërkuar edhe 180 vite burgim.
“Çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet gjenocidale të Serbisë, jo vetëm që minon drejtësisë, por dëmton rëndë themelet e paqes. Lufta e UÇK ishte shtylla jonë me fuqishme e rezistencës dhe e shpresës”, tha Osmani.
Fjala e plotë e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani:
18 vite më parë, Kosova u ngrit nga vuajta në dinjitet dhe nga rezistenca në shtetësi duke dëshmuar se liria e fituar me sakrificë është e përjetshme. 18 vite më parë u shpall shtet i lirë, i pavarur dhe sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të dhimbshëm dhe duke hapur një kapitull të ri të historisë tonë. Sot me respektin më të thellë përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë, në mënyrë që Kosova të jetë Republikë, në themelet e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë e me mençuri ,durim dhe vizion, me besim të palëkundur në dinjitetin e popullit tonë, ai udhëhoqi Kosovën në kohët më të renda.
UÇK është ideali më i madh që ka nderuar shqiptaret ndër shekuj. Lufta ishte gjithnjë e drejtë, e pastër e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur apo relativizuar viktimën me agresorin, është e padrejtë dhe historikisht e pavërtetë. Çlirimtarët e Kosovës që sot gjenden në Hagë, u ngritën për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet gjenocidale të Serbisë, jo vetëm që minon drejtësisë, por dëmton rëndë themelet e paqes. Lufta e UÇK ishte shtylla jonë me fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Sot më shumë se kurrë se kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku. Mbi cdo dallim ekziston përgjegjësia e përbashkët për ta mbrojtur këtë shtet që është rezultat ti një sakrifice shekullore. Duke mbrojtur të vërtetën mbrojmë shtetësinë tonë. Secili prej tyre i dha vulën në trup, në shpirt dhe kujtesë shtetit të cilin e gëzojmë sot.





