Ndërsa ka nisur tërheqja e rreth 10 mijë trupave ushtarake amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, është shtuar vëmendja në rajonin që kërcënohet nga sulmet e herëpashershme.

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konflikt të mundshëm në të ardhmen, që do të ketë pak ngjashmëri me luftërat e vjetra.

 

“Mënyra e luftimit në betejën tjetër të madhe do të jetë shumë ndryshe nga luftrat e fundit. Ne nuk mund ta parashikojmë të ardhmen. Prandaj, ajo që na duhet është kombinimi i duhur i teknologjisë me konceptet dhe aftësitë operacionale, të gjitha të ndërthurura së bashku në një rrjet që është i besueshëm, tejet fleksibël e që do të frenonte çdo kundërshtar”.

 

Sekretari Ostin bëri thirrje për shfrytëzimin e përparimeve teknologjike dhe integrimin më të mirë të operacioneve ushtarake në botë për të marrë vendime më të shpejta dhe për të vepruar më shpejt.

 

“Parandalimi i një konflikti do të nënkuptonte krijimin e “avantazheve për ne dhe dilemave për ata. Reagimi amerikan mund të jetë indirekt. Për shembull, mund të përdoret lufta kibernetike për të reaguar ndaj një incidenti detar qindra kilometra larg.”

 

Kritikët thonë se tërheqja e trupave nga Afganistani nuk do t’i japë fund konfliktit të brendshëm të atij vendi ose të shuajë kërcënimet e terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *