Bota
Lufta e Jemenit, OKB mbledh palët në Suedi

Bisedimet e paqes të sponsorizuara nga OKB për t’i dhënë fund gati katër viteve të luftës civile në Jemen do të fillojnë në Suedi.
Një ekip i OKB-së do të punojë së bashku me delegacionet e qeverisë së Jemenit dhe rebelët e Houthit në kështjellën Johannesbergs jashtë Stokholmit për të mundësuar bisedime joformale.
Reklamë
Lufta ka shkaktuar krizën më të keq humanitare në botë në kohët e fundit.
Mijëra njerëz kanë vdekur në luftime dhe miliona janë shtyrë në prag të urisë.
Konsultimet po rifillojnë për herë të parë që nga viti 2016. Përpjekja e fundit e negociatave për paqe u shemb në shtator pasi Houthët nuk u paraqiten në Gjenevë./BBC
Vazhdo të lexosh
Reklamë




