Subscribe

Një ditë pasi ministria e jashtme e Kosovës akuzoi Serbinë se shet arme tek vendet ne lufte në këmbim të mosnjohjes së Kosovës si shtet, kryediplomati Pacolli ka rikonfirmuar se Prishtina disponon listën e shteteve.

 

“Kemi të dhëna se një prej bazave të lotimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve. U konfirmuan dje shqetësimet e mia. Ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët që janë duke lobuar në mënyrë të egër. Nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. I kam emrat e disa shteteve por për hir të diskrecoinit po i lëmë këto informata për ne.”

 

Ministria e Jashtme e Kosovës i beri thirrje institucioneve ndërkombëtare të rrisin kontrollet, verifikimet dhe mbikëqyrjet ndaj Serbisë për shitjen e armëve, si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së Kosovës. Ministria mori shkas nga publikimi i një raporti te Amnesty International, se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e organizatës terroriste Boko Haram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *