Nenkryetari i PD-se,  se Berishës, njekohesisht kandidat per bashkine Elbasan, Luciano Boci zhvilloi nje takim me shefen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve ne OSBE-ODIHR , Audrey Glover.

 

Boci tha se OSBE-ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standarteve të zgjedhjeve të 14 majit .

 

Ai u ankua edhe per deklaratat e Rames se nuk do te bashkepunoje me kryebashkiaket e mundshem qe do te dalin nga 14 maji, nga radhet e koalicionit “Bashke Fitojme”.

 

OSBE/ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standarteve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarte të bëhen të papranueshme, siç po ndodh!Këtë i përcolla sot në zyrën time zgjedhore ambasadores së nderuar të OSBE/ODIHR, shefes së misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve – znj. Audrey Glover dhe delegacionit që e shoqëron atë.Deklaratat e vazhdueshme të Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës janë antikushtetuese dhe dëshmon frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve.Pre muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti.Çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte – te puna dhe tek biznesi.16.000 përfitues të ndihmës ekonomike janë thirrur dhe këshilluar për cilin të votojnë që të mos humbasin ndihmën.Organet ligjore të Bashkisë janë inaktive dhe mijëra vende pune janë krijuar përkohshëm – për të ndikuar votën.Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *