E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luçiano Boçi nxjerr videon: Po masakrohen pyjet me makina me targa fallco

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar një video, përmes së cilës tregon masakrën e pyjeve të Prrenjasit me makina me targa fallco.

Në një postim në “Facebook”, Boçi shkruan se pavarësisht denoncimeve tona, prerja ka kapur majat dhe bukuria e zonës po shuhet me shpejtësi.

Reklamë

Sipas tij, masakruesit veprojnë me bekimin dhe mbrojtjen e deputetit të zonës, por dhe të drejtuesve të pushtetit lokal.

“Lumi fle, Taulanti s’fle. Masakra e pyjeve të Prrenjasit e Librazhdit, vazhdon intensivisht në progresion të drejtë me afrimin e fushatës. Megjithë denoncimet tona, prerja ka kapur majat dhe shkretimi është galopant. Bukuria e kësaj zone unike dhe pasuria e saj po shuhet me shpejtësi. Asnjë ndalin nga policia, apo procedim penal. Te gjithë e dinë që masakruesit veprojnë me bekimin dhe mbrojtjen e deputetit të zonës, por dhe të drejtuesve të pushtetit lokal. Në të gjithë këtë territor, Balla njihet tashmë si “hasmi” i pyjeve. Jo më kot një metër kub dru zjarri ka arritur shifrën rekord 55 mijë lekë. Video-ja e mëposhtme e tregon intinerarin e qetë të masakruesve të Partisë. I kanë gjetur zgjidhjen dhe targave tani. Meqenëse ne denoncuam para disa kohësh, lëvizjen e këtyre mjeteve me lëndë drusore pa targa, i kanë vendosur targa fallco si vetë shteti i rilindjes. Banorët janë të revoltuar dhe shigjetojnë deputetin rilindas me shprehjen: Shkumbini fle, hasmi i pyjeve s’fle!”

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/pcb.2712111659032670/2712111575699345/?type=3&theater

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë