Subscribe

Beteja më e rëndësishme politike e Partisë Demokratike janë zgjedhjet lokale, të cilat marrin rendësi për opozitën pas bojkotit të procesit të vitit 2019.

 

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i cili është kandidati i opozitës në bashkinë e Elbasanit deklaron se ka ardhur koha që drejtimi i pushtetit lokal të ndryshojë. Vetë Boçi preferon të mos përmendë numra bashkish ku opozita synon fitoren, por sipas tij nuk ka zonë ku qytetarët nuk presin ndryshim.

 

 

LUÇIANO BOÇI

NENKRYETAR I PD

 

“në cdo betejë hyhet për të fituar, në të gjitha bashkitë PD hyn për të fituar. Prognoza me numra, apo me territore nuk janë në fjalorin e duhur politik dhe nuk lidhem me pritshmëritë e qytetarëve. Qytetarët sot presin që ne të fitojmë drejtimin e të gjitha bashkive, pasi të gjithëve u ka ardhur në majë të hundës, të gjithë janë të revoltuar, të gjithë duan që të ndryshojë drejtimi local dhe më pas edhe drejtimi politik I vendit.”

 

Për të shkuar drejt fitores në zgjedhje Boçi thekson se bashkimi i PD është elementi kryesor dhe sipas tij ka ende kohë edhe pse Enkelejd Alibeaj ka prezantuar tashmë disa kandidatë.

 

 

“Asnjëherë nuk heqim dorë, pavarësisht keqkuptimeve, opinioneve të ndryshme që vazhdojnë të ekzistojnë , ne jemi partia demokratike e hapur e mendojmë mendimin ndryshe. Por synimi për të bashkuar PD mbetet synimi ynë themelor. “

 

Përtej bashkimit politik, Partia Demokratike ende nuk ka zgjidhur çështjen e logos dhe vulës së PD. Por sipas Boçit është lideri i mazhorancës Edi Rama i cili synon të dëmtojë opozitën duke mbajtur peng vendimin e gjykatave.

 

 

“Sigurisht që është strategji, e zgjehdur nga personi që sot trysnon dhe kërkon të komandojë drejtësinë . E komandon një pjesë të madhe, kërkon të imponohet në betejën për të shkatërruar këtë pjesën e organizimit të brendshëm të PD apo fuzionin e saj midis mendimeve ndryshe dhe ne do të mundohemi ta kapërcejmë.”

 

Prej dhjetorit të vitit të kaluar çështja e logos së Partisë Demokratike po përplaset nga gjykata e shkallës së parë në gjykatën e apelit dhe ende nuk ka një vendim se kush ka të drejtën të regjistroje ne emër të Partisë Demokratike kandidatët në zgjedhje dhe të ketë komisionerët në qendrat e votimit dhe grupet e numërimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *