Luçiano Boçi: Jemi të fundit për arsimin, buxheti i tkurr sërish

Partia Demokratike akuzon qeverine se ka harruar arsimin. Sipas deputetit Luciano Boci buxheti i planifikuar per vitin e ardhshem eshte me i vogli qe nga vitit 2005. Boci tha se 134 mije te rinje e femije e kane braktisur arsimin ndersa 228 shkolla jane mbyllur.
Buxheti për arsimin i këtij viti konfirmon se Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për investimet në arsim.Ai zë vetëm 2.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është dhe niveli më i ulët historik i financimit të arsimit që nga viti 2005. Premtimi i bujshëm i rritjes në 5% të këtij buxheti në raport me prodhimin e brendshëm bruto është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të Edi Ramës. Ky nivel mizerabël financimi nuk siguron as arsim cilësor dhe as arsimim për të gjithë fëmijët e të rinjtë shqiptarë, duke i detyruar ata të paguajnë shumë para shtesë nga xhepat e tyre dhe buxhetet familjare. Buxheti 2019 nuk lehtëson problemet e shumta që lidhen me pozitën e mësuesit, me pagat dhe mbështetjen e tyre. Nuk zgjidh as problemet e nxënësve, të shkollave, të laboratorëve, të bibliotekave, të mjeteve didaktike, të klasave kolektive dhe të transportit.Në Buxhetin 2019 nuk ka asnjë perpjekje për të kthyer në shkollë 134 mijë fëmijët dhe të rinjtë që e kanë braktisur atë vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare, sivjet rezultojnë se janë mbyllur rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar. Për arsimin e lartë dhe shkencën buxheti parashikon vetëm 70 milionë dollarë. Kjo përfaqëson vetëm 0,46 % PBB, ose më saktë rreth 1 dollar ne dite, për rreth 6 mije pedagoge dhe rreth 135 mije studente. Një shumë qesharake dhe diskriminuese. Për më tepër s’parashikohen asnjë zgjidhje financuese për të mundësuar aplikimin e kredisë studentore. Akoma më skandaloze është pjesa që i dedikohet rinisë dhe sportit. 5 milionë dollarë gjithsej jep qeveria jonë, për pasurinë më të madhe njerëzore të një vendi, rininë. Pra thjesht 0.03% e PBB, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të ndalin eksodin masiv të të rinjve, 79% e të cilëve kërkojnë të largohen nga sytë këmbët nga ky vend, por nuk mjaftojnë as për mbajtjen në këmbë të agjencive rinore e jo më të ezaurojnë meritën shpërblyese për sportistët elitarë.




