E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Lucas moura, “delja e zezë” e PSG, spiunonte shoket

Lucas Moura nuk u largua nga Psg, ai u dëbua sepse konsiderohej një spiun brenda dhonave të zhveshjes.

 

Kështu e konsideron prestigjozja franceze “Le Parisien” transferimin e futbollistit brazilian nga skuadra Psg tek Tottenham gjatë ditëve të fundit të merkatos së dimrit për shumën 28.7 milion euro. “Le Parisien” shkruan se Lucas Moura luante pak, por fliste shumë, madje tepër.

 

Reklamë

Ai konsiderohej si delja e zeze e grupit te drejtuar nga Unai Emeri. Fliste me mediat, sidomos gazetat, tregonte sekretet e skuadrës, nxirrte në drite pakënaqësite e një apo disa lojtarëve, thënë ndryshe bënte rolin e spiunit duke thyer rregullin kryesor të një grupi se ajo që ndodh ne dhomat e zhveshjes, duhet te qëndroje në dhomat e zhveshjes.

 

Madje “Le Parisien” shkon më tej teksa bën të ditur se Lucas Moura nuk ishte spiuni io vetëm tek Psg, ai ishte veti i dytë bashke me Hatem Ben Arfa, vetëm së këtë të fundit skuadra franceze nuk mundi dot ta largojë gjatë janarit sic bëri me sulmuesi brazilian, për të cilin më shumë se një zgjedhje teknike dhe ekonomike, largimi nga ekipi ishte një cështje disiplinore. Shkrimi i “Le Parisien” është një paralajmërim për Tottenham për ta mbajtur nën vëzhgim Lucas Mouran i cili tani do të ketë punë me tabloidet anglez, të famshëm për të gjuajtur raste të tillë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë