E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Luana Vjollca vjen me një paralajmërim të fortë: Sonte në “Ferma VIP”, një gjysmë-finale përpara kohe!

Prime i të premtes mbrëma në Ferma VIP nisi plot dinamikë. Moderatorja e spektaklit të preferuar të shqiptarëve, Luana Vjollca, hapi spektaklin me një mesazh mjaft të rëndësishëm. Siç tanimë e dimë, festa më e bukur në kryeqytet realizohet çdo të premte mbrëma këtu me ne, siç u shpreh Luana në fillim të hapjes së spektaklit; kjo pasi në Ferma VIP festohet për gjërat më të rëndësishme të jetës: për sfidat, emocionet, kujtimet, frikërat, gëzimet, dashurinë.

“Spektakli i sotëm do të ketë shumë surpriza, shumë emocione. Do të ndihet fiks si një gjysmë-finale përpara kohe… them gjysmë-finale, se në finale e dini ju… do të shpërthejnë fishekzjarrët!

Reklamë

Kështu që të dashur miq përgatituni shpirtërisht dhe nxirrini streset, hallet, mërzitjen jashtë derës së shtëpisë. Mbani vetëm energjinë pozitive!”

Luana paralajmëroi edhe hajmalinë, e cila do të trokasë sërish në dyert e fermës.

Kurioziteti pas këtij paralajmërimi shtoi pyetjen: “A do të ketë sonte eliminim?”.

“Gjithçka do të jetë në dorën e të përzgjedhurit të hajmalisë!”, zbuloi moderatorja e spektaklit.

Do të ketë një sfidë buxheti dhe një kryefermer të ri!

Këto dhe shumë të tjera mbeten për t’u zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu, mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouTube.

Vazhdo të lexosh

Reklamë