Nënkryetari i LSI, Luan Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protest kundër qeverisë.

 

Në një postim në Facebook, Luan Rama duke u ndalur tek protestat që po zhvillohen ne vend, deklaroi se të gjithë po protestojnë kundër qeverisë së keqe për shkak të indiferencës.

 

Sipas nënkryetarit të LSI, sot më shumë se kurë të gjithë duhet të jenë studentë dhe të dalin në mbështetje të këtyre të fundit.

 

“Indiferenca është faj! Studentët janë në protestë, përballë tyre Qeveria e të Keqes; indiferente, mospërfillëse, fyese, poshtëruese! Edhe banorët e Unazës së Re janë në protestë, përballë tyre Qeveria e të Keqes; përçmuese, përçarëse, provokuese, diskriminuese! Edhe në Shkozë, edhe në Breg të Lumit të gjithë janë në protestë! Përballë tyre Qeveria e të Keqes! Edhe në Shkodër, edhe në Elbasan, edhe në Korçë, edhe në Vlorë, edhe në Gjirokastër, studentët janë të gjithë në protestë! Protestë kundër Qeverisë së të Keqes! Protestë kundër përçmimit e talljes, protestë kundër ngelësve dhe fallsifikatorëve në qeveri, protestë kundër vjedhjes e korrupsionit, protestë kundër diskriminimit dhe arrogancës, protestë kundër Qeverisë së të Keqes! Sot të gjithë duhet të jemi studentë! Indiferenca është faj!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *