Video · Politikë
Luan Rama: Po luftojmë për një mandat në Vlorë
Kandidati i LSI në Vlorë, Luan Rama deklaroi se po lufton t’i marrë një mandat Partisë Socialiste.
Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Rama tha se rezultatet e numërimit të votave kanë qenë të papritura.
Reklamë
“Synimi ynë është fitorja e mandatit dhe me fitoren e mandatit do ta kthejmë rezultatin në Vlorë 7-4-1. Besoj se do t’i marrim PS një mandat. Jemi gjendur në rezultate të papritura, që kanë të bëjnë edhe me faktorë subjektivë. Ftoj të presim ecurinë e procesit.”
Më shumë video
Reklamë




