Vjen reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pas rezultatit të dobët që mori në këto zgjedhje.

 

Luan Rama, kandidat për deputet në Vlorë, deklaroi se tani LSI do të futet në një proces reflektimi, që do t’i sjellë ringritjen.

 

“Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njëjtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre. Asnje peng që kandidova në Vlorë. Asnjë mëdyshje për zgjedhjen për të qëndruar bashkë kundër të gjithëve që i patëm kundër, anipse ata kundër nuk ishin pak e çfarë nuk bënë të na përçanin, çfarë nuk sajuan e çfarë nuk derdhën rrugëve të Vlorës duke shpifur e trilluar ligësisht, duke ndërsyer natën e ditën gjithëfarë hijenash e çakejsh që nuk kanë instikt tjetër përveç të përdoren. Sot qytetarët e Vlorës janë me mua, janë me të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së. Respekti dhe admirimi i tyre janë vota më e vlefshme, e prej detyrimit të mirënjohjes unë jam e do të jem në Vlorë. Është koha për reflektim, është koha për t’u ringritur. Eshtë mesazhi i të gjithëve që zjarrin e ndezur të mos e lemë të shuhet! Vlora e meriton gjithë dashurinë dhe mirënjohjen, dhe unë e të gjithë ne qëndrestarët e LSI-së, ia kemi detyrim”, tha ai në rrjetet sociale. 

 

Reflektimi e pret edhe Partinë Demokratike, ku tashmë kanë nisur dëgjohen edhe zërat e parë që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *