Luan Baçi denoncon arrestimet në Fier: A ka vend në burgje për të gjithë popullin?

Kryetari i degës së PD në Fier Luan Baçi dënoi valën e arrestimeve, sipas tij. në Fier të qytetarëve që protestuan kundër Edi Ramës.
Luan Baçi ka siguruar listën e policisë me mbi 100 emra dhe akuzon policinë se kërkon të arrestojë edhe qytetarë që nuk kanë qenë në protestë për t’u futur frikën të tjerëve për të frenuar pjesëmarrjen në protestën e 16 Marsit.
“Protestuesit janë me mijëra. Ku do t’i mbani? A ka vend në burgjet tuaja për të gjithë popullin? I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetaret fierakë. Ata protestuan për më shumë punë, siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky Kryeministër ilegjitim”,
Luan Baçi e cilësoi aksionin e policisë një hakmarrje pulitke të Edi Ramës për turpërimin që iu bë në Fier.






