Subscribe

Ne Shqipëri nuk respektohen te drejtat e njeriut, veçanërisht te personave ne nevoje. Ne këtë përfundim ka dale raporti i Avokatit te Popullit. Me një gjuhe kritike ndaj qeverise dhe punës se administratës, Igli Totozani ne prani te ndërkombëtareve, renditi problemet qe hasin sot qytetaret shqiptare, por dhe vete institucioni qe ai drejton.

Gjatë mandatit tim se, nuk është e lehtë të jesh Avokat i Popullit, në një vend ku vështirësitë janë të mëdha. Nuk mjafton të jesh jurist për të kapur thelbin e problemeve dhe vështirësive që hasim, por duhet të jesh edhe sociolog, psikolog, ekonomist, inxhinier, pra gjithçka që duhet profesionalisht për të ndihmuar individin në nevojë, karshi ushtrimit arrogant dhe keqpërdorës të pushtetit nga ana e administratës publike. Jo vetëm kaq, por shpesh duhet të përballesh me pozitën e vështirësisë individuale dhe institucionale për të punuar për mbrojtjen e të drejtave, në një kohë që administrata publike bën një vesh të shurdhët, nuk bashkëpunon dhe nuk reagon ndaj rekomandimeve, apo propozimeve, që i drejtohen nga ana e Avokatit të Popullit.

Sipas raportit te Avokatit te Popullit, 14% e shqiptareve sot jetojnë ne varfëri absolute dhe 2.2 % ne mjerim ekstrem. Totozani kritikoi kriteret e reja te marrjes se ndihmës ekonomike qe përjashtojnë padrejtësisht shume familje ne nevoje. Pagesa e ndihmës ekonomike, nuk përmbush nevojat me jetike, ndërsa papunësia sipas Totozanit është ne nivele te larta. Avokati i Popullit preku edhe çështje te tjera ende te pazgjidhura si strehimi, mungesa e transparencës se administratës publike, largimet e padrejta nga puna ne shëndetësi, arsim e sektorë te tjerë. Ndërkombëtaret, mes tyre ambasadori amerikan, mbështeten rolin e Avokatit te Popullit, ndërsa kritikuan institucionet shtetërore për mungese bashkëpunimi.

Donald Lu: Shtetet e Bashkuara te Amerikës kane punuar me Avokatin e Popullit per shume çështje dhe vlerësojmë punën e këtij institucioni. Por mungon gatishmëria e qeverise për te bashkëpunuar me Avokatin e Popullit. Si përfaqësues i një qeverie them se ndonjëherë edhe qeveria gabon. Ne takimet qe do te kem me zyrtaret e larte, do t’i pyes nese e kane lexuar raportin e Avokatit te Popullit.

Gjate vitit 2005, institucioni i Avokatit te Popullit ka trajtuar mbi 4200 ankesa te qytetareve, shifër kjo me e larta krahasuar me vitet e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *