Ambasadoret e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian kane mbërritur mbrëmjen e se mërkurës ne zyrën e kryeministrit Edi Rama. Donald Lu dhe Romana Vlahutin, qëndruan per afro dy ore ne selinë e qeverise. Megjithëse nuk dihen shume detaje rreth takimit, konfirmohet se ne fokus ishte reforma ne drejtësi dhe drafti i hartuar nga ekspertet e nivelit te larte, i cili është bere tashme publik e qe parashikon 84 vota për zgjedhjen e anëtareve te drejtësisë. Takimi i ambasadoreve me kryeministrin Rama u zhvillua ndërsa procesi i reformës, ka hyre ne nje faze kritike. Ekspertet e nivelit te larte e konsideruan te mbyllur punën e tyre, por opozita nuk lëviz nga qëndrimi i saj, se drafti duhet te sanksionoje zgjedhjen e anëtareve te drejtësisë, me shumice kushtetuese. LSI nga ana tjetër këmbëngul per miratimin e reformës përmes një procesi politik. Mazhoranca është shprehur qarte përmes kryeministrit Rama, se kjo reforme u përket vetëm eksperteve, dhe per sa kohe nuk ka mirëkuptim mes palëve, duhet te dëgjohet vetëm opinion final i Komisionit te Venecias.