Subscribe

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës i lëshon nje sfide te hapur kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Basha ne lidhje me reformën ne drejtesi. Kur mbetet me pak se një jave nga seanca e 21 korrikut, diplomati amerikan ne nje dalje te posaçme nga selia diplomatike i kërkon dy liderëve te takohen te hënën dhe te mbyllen aty derisa te dalin me një zgjidhje. Ambasadori i Shteteve te Bashkuara hedh poshtë variantin e propozuar nga kryedemokrati Basha, duke theksuar se ai theu premtimin qe i beri zv/sekretares Nuland. Ambasadori Donald Lu u shpreh i bindur se reforma do te miratohet. Ai u ka bere thirrje deputeteve ta votojnë reformën edhe nëse dy liderët nuk bien dakord per te gjetur kompromisin. Donald Lu e ka mbyllur deklaratën disa minuteshe duke nënvizuar edhe njëherë se krerët e krimit te organizuar, gjyqtaret e korruptuar dhe politikanet kriminele kane frike nga reforma ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *