E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 45 minuta më parë
Politikë

Lu tek Basha për “drejtësinë”

Ne mesdite, ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, ka zhvilluar nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. Protagonistet e takimit kane preferuar te mos japin detaje per biseden, por vizita e diplomatit amerikan ne selinë e Partisë Demokratike vjen vetëm nje dite pasi opozita bojkotoi mbledhjen e komisionit te posaçëm te reformës ne drejtësi. Ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin zhvilluan takime me kryetarin e PD Basha dhe ish-kryetarin Berisha edhe diten e premte, pikërisht per reformën ne drejtësi.
Mbrëmjen e se henes kryetari i komisionit te posaçëm per reformën ne drejtesi Fatmir Xhafaj, deklaroi se paketa kushtetuese eshte gati per votim javen e ardhshme, por burime pranë PD, bejne me dije se konsensusi eshte ende larg per çështjen e institucioneve te reja. Sipas PD, te vetmet çeshtje qe kane marre zgjidhje jane struktura anti korrupsion me Byronë Kombëtare te Hetimit, si dhe procesi i kontrollit te gjyqtareve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë