E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lu: Të rinjtë të luftojnë korrupsionin

Ndërsa ndryshimet kushtetuese dhe një sërë ligjesh të rëndësishme në funksion të reformës në drejtësi janë miratuar tashmë, shpresa për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit shikohet tek të rinjtë.

 

Para nxënësve të shkollave të mesme të 8 qyteteve, ambasadori amerikan Donald Lu, nuk e fshehu optimizmin për rolin e tyre në këtë përpjekje.

 

Reklamë

Diplomati Lu solli si shembull lëvizjen kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Kirgistan, në kohën kur ai vetë shërbente atje. Ambasadori sqaroi se nisma irritoi mësuesit dhe të korruptuarit e tjerë në Ministrinë e Arsimit. Por se ndryshimi ndodhi pas mbështetjes së Presidentit të atij vendi.

 

Mesazhet e ambasadorit amerikan për të luftuar me çdo mjet korrupsionin vijnë në kohën kur vetingu, ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, është bllokuar si pasoje e bojkotit të parlamentit nga opozita.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë