E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Politikë

Lu takon Bashën e Kryemadhin, diskutohet protesta e opozitës dhe kryeprokurori

Dy dite pas seancës ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku dhe protestës se opozitës, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu vizitoi selinë e Partisë Demokratike dhe atë te LSI.

 

Zyrtarisht PD njoftoi se ne takim lideri i opozitës Basha i beri te qarte diplomatit amerikan se maxhoranca kreu nje puc kushtetues qe ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin. Gjate takimit, Basha ka vene ne dukje se PD do te beje çdo përpjekje që vendit t’i rikthehet kushtetutshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë.

 

Reklamë

Sipas Bashes asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.

 

Pas Bashes ambasadori amerikan takoi edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Këto takime vijnë ne nje moment kur klima mes opozitës dhe Ambasadës Amerikane nuk eshte pozitive.

 

Ambasada mbështeti zgjedhjen e prokurorit te përgjithshëm te përkohshëm, ndërkohe qe denoi dhunën ne parlament dhe ne protestën e opozitës.

 

Nga ana tjeter zëra te rendesishem ne PD e LSI kane kritikuar ashpër diplomatin Donald Lu.

 

 

Më shumë video

Reklamë