Subscribe

Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu dhe lideri i opozitës Lulzim Basha janë takuar per here te pare pas deklaratës se forte te Shteteve te Bashkuara kundër Partisë Demokratike per reformën ne drejtësi. Ne oren 10.00 te paradites diplomati amerikan, i cili nuk është pare ne oborrin e selisë se PD qe prej 6 qershorit, kur loboi per nje marrëveshje Rama-Basha, ka ngjitur shkallet drejt zyrës se Lulzim Bashes. Takimi ka zgjatur rreth nje ore dhe palët kane preferuar te mos bëjnë publike per çfarë eshte diskutuar. Pas deshtimit te takimit mes kryeministrit Rama e liderit te opozitës Basha per reformën ne drejtësi, ambasada publikisht akuzoi PD per mungese fleksibiliteti, duke iu bere thirrje individuale deputeteve te votojnë draftin e ndryshimeve kushtetuese. Qe prej kësaj deklarate ambasadori Donald Lu ka takuar kreun e kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ka marre pjese ne mbledhjen e komisionit ku u miratua ne tërësi drafti i reformës, por kjo është hera e pare qe takon liderin e opozitës Lulzim Basha. Përveç takimit me ambasadorin amerikan, Basha ka vazhduar takimet me ambasadoret e vendeve te BE; ate polak dhe bullgar per t’u sqaruar qëndrimin e opozitës ne lidhje me reformën ne drejtësi dhe kërkesën e saj per zbatimin e rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *