E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lu: Qeveria të angazhohet në luftën ndaj trafikimit

Ambasadori amerikan Donald Lu, kërkoi arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore. Përmes një deklarate të forte gjatë konferencës kundër trafikimit, diplomati i Shteteve te Bashkuara, tha se ndjen neveri që disa prej drejtuesve të votuar kanë shituar vajza të pafajshme.

 

Ambasadori Donald Lu kërkoi nga qeveria që të angazhohet seriozisht për te dorëzuar fondet qe jepen nga Shtetet e Bashkuara.

 

E pranishme ne konference zv/ministrja e brendshme Rovena Voda u shpreh se projekti i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit do të zbatohet përgjatë tre viteve dhe ka si fokus përmirësimin e punës per identifikimin dhe riintegrimin e viktimave.

Më shumë video

Reklamë