Subscribe

Ambasadori amerikan, Donal Lu, nuk lë rast pa folur për domosdoshmërinë e reformës në drejtësinë shqiptare. Ai nuk ka dyshime se kjo reformë do të ndryshojë Shqipërinë dhe jetën e qytetarëve të saj. Në një aktivitet me të rinj shqiptarë, për të njohur historinë e SHBA-ve, Ambasadori foli për rëndësinë e kësaj reforme.

“Personalisht mendoj se Shqipëria po kalon përmes ndryshimeve të mëdha dhe pozitive. Kohët e fundit kam pasur një bisedë me një mikun tim shqiptar. Ai është një ndër njerëzit që po punon me reformën në drejtësi, duke shkruar amendamentet kushtetuese, që shpresojmë se do të ndryshojnë këtë vend. Pyetja ime për të ishte: shpresoj se po mban shënime, shpresoj se do të ndihmosh të tregosh historinë për burrat dhe gratë e guximshme që sakrifikuan çdo ditë, duke punuar ditë e natë, për muaj dhe vite për të ndërtuar këtë reformë për të ndihmuar ndryshimin e këtij vendi.”

Që prej ditës së parë kur nisi reforma në drejtësi, i dërguari i Presidentit amerikan në Tiranë, ka qenë i prerë në deklaratat për votimin e reformës. Madje edhe duke përcaktuar afate. Të gjithë ata që punojnë për reformën në drejtësi, Donlad Lu, i krahasoi me një ndër etërit e themelimit të Shteteve të Bashkuara.

“Ashtu si Aleksandër Hamilton, ata po punojnë nën presionin e politikanëve të fuqishëm për të shkruar Kushtetutën e këtij kombi, që do të zgjasë për shekujt që do të vijnë.”

Lobimi i ambasadorit amerikan, por edhe i ambasadores së BE-së Romana Vlahutin ka qenë i parreshtur. Në takimet me krerët e politikës kanë parashtruar qëndrimin mbi nevojën e gjithë sistemit të drejtësisë shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *