E martë, 15 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lu në zyrën e Bashës

Ilustrim · Vizion Plus

Nje ndite përpara vizitës se negociatorit Dejvid Mekalister, lideri i opozitës Lulzim Basha është takuar me ambasadorin amerikan Doland Lu. Per afro 60 minuta, kryedemokrati ka biseduar ne selinë blu me diplomatin e Shteteve te Bashkuara. Takimi mes Bashes dhe Lu është fokusuar tek situata e tensionuar politike dhe protesta e opozitës, e cila vijon bojkotin per me shume se dy muaj.

 

Bashkëbiseduesit kane folur edhe per bllokimin e rrugëve kryesore te vendit nga Partia Demokratike ne protestën njëorëshe te se hënës. Mësohet se Basha dhe Lu kane biseduar edhe per vizitën e te dërguarit te Brukselit, qe do te mbërrijë te martën ne Tirane, ne përpjekje per t’i ulur palët ne dialog.

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh