E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lu: Mbështesim prokurorë që punojnë pa vonesa

Në përgjigje të interesit të medias, ambasadori amerikan në tiranë Donald Lu ka reaguar pas shkarkimit të kryeprokurorit të krimeve të rënda Besim Hajdarmataj.

 

Diplomati amerikan është shprehur se mbështet çdo lëvizje në prokurori që kryejnë hetime pa ndërhyrje politike por edhe që punojnë pa vonesa.

 

Reklamë

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politik”,  – thotë ambasadori amerikan.

 

Lu komenton më tej edhe për zëvendësuesen e Hajdarmatajt.

 

Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme.

 

Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa, – përfundon qëndrimin e tij Donald Lu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë