Subscribe

Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu ka shfrytëzuar prezantimin e indeksit te perceptimit te korrupsionit per te shpjeguar pse po lobon kaq fort per reformën ne drejtësi, duke e ilustruar ketë me historinë nje gruaje shqiptare ne dyert e gjykatave.

“Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve. Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje.  Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj.  Kjo gjë i theu zemrën.  E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë?  Një arsye e thjeshtë – korrupsioni”.

Diplomati amerikan ka qene i qarte korrupsioni ne Shqipëri po shkatërron jetët e njerëzve te zakonshëm.

“Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë,  të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat”.

Dhe ambasadori Donald Lu i cili gjate kësaj jave ka takuar politikanet me te rendesishem; Fatmir Xhafaj, Sali Berisha e Lulzim Basha; nuk ka nguruar te dale kundër mentalitetit te klasës politike shqiptare.

“Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi.  Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare”.

Sipas ambasadorit, studimet e shoqërisë civile tregojnë se shqiptaret e kuptojnë shume qarte problemin e korrupsionit. Dhe ky raport i fundit tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtpërdrejtë me korrupsionin. Donald Lu ka theksuar se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *