E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lu e Vlahutin takojnë Metën

Ndërkombëtaret vijojnë kontaktet per reformën ne drejtësi, ne përpjekje per te rritur kompromisin para kalimit te draftit ne parlament. Sot paradite, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin u takuan me kreun e kuvendit Ilir Meta, me te cilin biseduan per reformën. Ata shqyrtuan situatën e fundit te krijuar mes palëve, pasi opozita ka këmbëngulur se nuk do te votoje asnje draft, i cili lejon kapjen e sistemit nga Edi Rama. Por nga ana tjeter, kryeministri ka ftuar rivalet politike qe te vijojnë negociatat, ndërsa u ka bere te ditur se reforma do te kaloje me ose pa PD-ne. E njejta ftese ka ardhur pak minuta me pare edhe nga kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili i kërkoi liderit te opozitës qe te ulen ne nje tryeze deri te hënën, per te diskutuar mbi reformën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë