E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Politikë

Lu e Vlahutin ne zyrën e Xhafaj

Kur kompromisi per reformën ne drejtësi duket ende larg, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, kane vazhduar negociatat për tejkalimin e ngërçit. Ne oren 9.15 minuta te mëngjesit, dy diplomatet kane hyre ne zyrën e kryetarit te komisionit per reformën ne drejtësi Fatmir Xhafa. Takimi ka zgjatur per me shume se 1 ore dhe ne qendër te vëmendjes ka qene rruga qe do te ndiqet per te sheshuar diferencat mes palëve. Pasditen e se hënës, Komisioni i Reformës debatoi per me shume se 3 ore se si do te zbatohen rekomandimet e Venecias. Opozita kërkoi tryeze politike ndërsa mazhoranca këmbënguli qe ketë detyre ta marrin ekspertet; e per shkak te kesaj përplasje, komisioni e mbylli mbledhjen pa asnjë vendim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë