Pak ore para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi, ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vlahutin kane filluar serish negociatat me faktorët kryesore politike ne vend. Ata kane takuar se pari kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Sipas njoftimit te zyrës se shtypit te kuvendit, Meta u ka shprehur diplomateve mbështetje per ndryshimet kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi. Gjate takimit Meta ka vene ne dukje se ne rast konflikti, opinioni i eksperteve te Euralius dhe Opdat duhet shërbeje si baze per konsensusin. Pas takimit me kryeparlamentarin, ambasadoret kane shkuar ne selinë e Partisë Demokratike, ku kane zhvilluar nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha për reformën ne drejtësi.  Pak dite me pare diplomati amerikan Donald Lu i dorëzoi personalisht kryetarit Basha dhe ish-kryetarit Berisha opinionin përfundimtar te Komisionit te Venecias.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *