Një ditë para se kuvendi të votojë 6 ligjet e reformës në drejtësi, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin zhvilluan nje seri takimesh. Ne fillim diplomatet e larte diskutuan me kreun e Komisionit te Posacem te reformës, Fatmir Xhafajn, e me pas ata jane ndalur ne zyrën e kryeministrit Rama. Teme e diskutimeve ka qene miratimi i ligjeve qe mundësojnë zbatimin e reformës dhe qëndrimi kundërshtues i opozitës per disa prej tyre. Me herët, ambasadori amerikan Lu ka theksuar se nëse PD çon Ventingun ne Kushtetuese, ajo rrezikon te cilësohet si parti qe mbron gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar. Ndërkohe pasdite kryeministri Edi Rama dhe kreu i parlamenti Ilir Meta janë takuar si çdo te mërkure, takim qe i paraprin seancës plenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *