Subscribe

Ne orën 10.00 ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja Romana Vlahutin mbërritën ne selinë e Partisë Demokratike per te marre pjese si asnjëherë me pare ne mbledhjen e deputeteve demokrate. Mesazhi i diplomateve per opozitën ishte i qarte; Vlahutin vuri ne dukje se Shqipëria rrezikon bllokimin per 3 vjet te negociatave, nëse reforma nuk miratohet tani. Ndërkohë qe Donald Lu ka theksuar se nuk do ta kaloje vijën e kuqe, por ka përcjellë mesazhin e presidentit Obama dhe sekretarit Kerry per ta miratuar reformën ne drejtuesi, duke vene ne dukje se nuk do te ndalet derisa kjo te ndodhe.

Donald Lu:

Unë përfaqësoj një vend që për mese 100 vjet ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkuar ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha dhe fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë që kjo traditë të vazhdoj në kontekstin e reformës në drejtësi.

Romana Vlahutin:

Mendoj se kemi sqaruar disa çështje që më parë nuk ishin të qarta. Por më e rëndësishmja është që në te gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë dhe aleatë për të mirën e Shqipërisë. Dhe që në ditët në vijim energjitë tona do të kalojnë në këtë gjë, që kjo reformë të përfundojë.

Pas mesazheve te ambasadoreve ka qene lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili përçoi mesazhin se çfarë është e rëndësishme ne këtë proces për PD.

Lulzim Basha:

Nuk është aq e lehtë sa ç’mund të mendojë dikush. Është e vështirë ndaj ka zgjatur dhe mund të zgjasë,  sepse në fund të fundit rëndësi ka produkti dhe jo koha. Rëndësi ka standardi europian nga i cili Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk tërhiqemi dhe për të cilin nuk bëjmë asnjë kompromis.

Basha ka përvijuar edhe vizionin e PD per reformën ne drejtësi, çfarë është e papranueshme per opozitën.

Kushti i vetëm i Partisë Demokratike gjatë gjithë  këtij procesi ka qenë, është dhe do të mbetet deri në realizimin e tij me sukses, siç kemi besim të plotë që do të ndodhë, moskapja politike e drejtësisë.”

Mbledhja e grupit parlamentar demokrat zgjati rreth 140 minuta; ajo u hap nga kryetari Basha i ndjekur nga ambasadoret e me pas deputetet kane bere pyetje e vërejtje per procesin e zhvilluar deri tani. Por me shume se debatet ne këtë mbledhje ra ne sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha. Zyra e shtypit pranë ish-kryeministrit sqaroi se Berisha zhvillon shpesh takime me ambasadoret per reformën ne drejtësi, ndërsa qëllimi i kësaj mbledhje ishte qe diplomatet te informonin deputetet e tjerë rreth procesit. Një tjetër mungese ka qene ajo e Genc Rulit, i cili për Vizion Plus beri te ditur se: Partitë shqiptare e kane te gjithë mundësinë per ta deklaruar vullnetin e tyre ndaj reformës ne drejtësi me veprime konkrete politike e jo me takime butaforike me ambasadore. Nuk ka dem me te madh per besueshmërinë e realizimit te kesaj reforme jetike se sa te perceptohet si nje reforme e imponuar nga ambasadore e aktore te jashtëm e pa nje vullnet te sinqerte te aktoreve politike shqiptare. Ne sy ra edhe ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, e cila pak dite me pare doli kundër vizitës se ambasadoreve; Topalli ishte deputetja e fundit qe hyri ne mbledhje grupi dhe e para qe u largua pa pritur te mbaronte takimi me ambasadoret.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *