E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lu e Arvizu takojnë Bashën dhe Metën

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve Aleksandër Arvizu, ka mbërritur ne Tiranë, per te diskutuar e aktoret kryesore situatën politike ne vend. Paraditen e se hënës, Arvizu, i cili ka shërbyer me heret si ambasador i SHBA ne Tirane, ka zhvilluar nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Kryedemokrati e ka njohur Arvizun me shqetësimin e opozitës per shndërrimin e Shqipërisë ne prodhuesin kryesor te marijuanes ne Evrope, duke iu referuar edhe raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Europolit.

 

Reklamë

Sipas Bashes është pikërisht kryeministri Edi Rama, i cili projektoi kanabizimin e vendit e prandaj organizimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme mund te behet vetëm nga nje qeveri teknike, e cila te fokusohet tek zbatimi i dekriminalizimit e lufta kundër drogës.

 

Pas liderit te opozitës, Arvizu i shoqëruar nga ambasadori Donald Lu, ka takuar kreun e kuvendit Ilir Meta.

 

Sipas njoftimit te zyrës se shtypit te kuvendit gjate takimit Meta dhe Arvizu kane ndarë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

 

Nga ana e tij, kreu i kuvendit meta ka theksuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.

 

 

Më shumë video

Reklamë