Ne kohen kur politika nuk po gjen kompromisin per reformën ne drejtësi, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Donald Lu, ka leshur nje mesazh edhe me te forte. Diplomati amerikan deklaron se nuk ka asnjë rruge tjetër përveç miratimit te kësaj reforme ne 21 korrik ne parlamentin shqiptar. Madje Donald Lu u eshte drejtuar deputeteve qe te mos u binden atyre udhëheqësve partiake qe kane frike nga drejtësia.

“Ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur. Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë?”

Diplomati amerikan ka kritikuar ashper kreun e opozites Lulzim Basha, qe i eshte shmangur kompromisit per reformen.

“Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”.

Me nje gjuhe te drejtpërdrejte, ambasadori amerikan ka kërkuar qe klasa politike t’u jape fund lojërave.

“Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin”.

Keto komente jane pjese e nje shkrimi  te Doanld Lu i publikuar ne faqen ne Facebook te Ambasadës Amerikane, ku ai u eshte drejtuar me nje thirrje te rinjve: t’u tregojnë udhëheqësve qe i votuan se e duan reformën ne drejtësi dhe se duan te rriten në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *