E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI: Të zbatohet “Paketa McAllister”

Pak minuta pas deklaratës se opozitës, reagoi edhe  Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i saj Petrit Vasili kërkon që te mos humbet asnjë ore me shume për zgjidhjen e situatës politike.

 

LSI sipas Vasilit i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. Mcallister dhe të mbështetur nga Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.

 

Reklamë

Paketa – thekson Vasili – duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes sipas LSI, janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e Mcallister.

 

Tashme është koha për ti dhënë fund këtij teatri jo transparent, e po ashtu edhe lojërave politike, që tronditin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

 

lëvizja socialiste për integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e presidentit të republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë