E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI sulmon PS për zgjedhjet në Kavajë

Lëvizja Socialiste për Integrim është e prerë në qëndrimin e saj, nuk do jetë pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. E ky vendim sipas nënkryetarit Luan Rama vjen pasi PS ka zgjedhur ne mënyre te njëanshme si Elvis Rroshin, ashtu dhe kandidaten aktuale.

 

Por qëndrimin kritik ndaj qeverisjes, sidomos në luftën kundër kanabisit, Luan Rama e vazhdoi edhe këtë të enjte, duke folur për mungesë të reagimit të policisë në luftën kundër drogës.

 

Reklamë

Artikulimi nga zyrtari i LSI-së ndodh në vigjilje të 4-vjetorit të asaj që është pagëzuar si Marrëveshja Politike e 1 Prillit, e cila lidhi katër vjet më parë PS-në dhe LSI-në në koalicion.

 

Sot nga këto dy forca politike ende nuk ka një qëndrim zyrtar për vijimin e bashkëpunimit.

 

Por nëse flet me siguri për mospjesëmarrjen në garën e Kavajës, LSI është regjistruar për zgjedhjet e 18 Qershorit. Megjithatë, Rama thotë se nuk ka vendim për koalicionin.

 

Zyrtarisht nga PS është thënë se vullneti dhe dera për vazhdimin e aleancës me LSI, mbetet e hapur. Por deputeti Erion Braçe, thotë se do jenë strukturat partiake që vendosin.

 

Kodi Zgjedhor përcakton se data 18 prill është afati final për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ, për zgjedhjet parlamentare.

 

 

Më shumë video

Reklamë