E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI sulmon KAS-in: Je organizatë politike e Rilindjes

Lëvizja Socialiste për Integrim u “hodh në sulm” ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas vendimit të tij për të konsideruar të vlefshme zgjedhjet në Korçë dhe Elbasan.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari e akuzoi KAS-in se po i shërben mazhorancës.

 

Reklamë

 

“KAS organizatë politike e Rilindjes. Nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Për KAS, nuk mjaftojnë këto fakte:

????Shtetas që votojnë disa herë.

????Në kuti ka më shumë fletë votimi sesa votues.

????Komisionet marrin më pak fletë votimi dhe dorëzojnë më shumë.

????Në tavolinat e numërimit votat e pavlefshme numërohen si të PS.

???? Numërues të Rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për PS.

????Kryetar bashkie të cilët emërojnë militantë në punë, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor gjatë periudhës së fushatës.

????Komiteti politik i Rilindjes i heq të drejtë kushtetuese të votës qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut dhe vetëm disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve, heq karantinën për këto qytetarë, duke favorizuar hapur Rilindjen.

????Grupet e strukturuara kriminale intimidojnë qytetarët dhe bëhen pjesë e ekipit të Rilindjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë