Subscribe

Pas publikimit të shkrimit për lidhje të partisë demokratike me biznesmenë rusë, me qëllim lotimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, amerikania “Mother Jones” publikoi një investigim, sipas të cilit edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në vitin 2017, patra zgjedhjeve, ka shfrytëzuar kompani guaskë, për të paguar shuma të mëdha parash për të njëjtin qëllim. Kompania që është shfrytëzuar, gjendet në Qipro dhe ka lidhje me një biznesmen të fuqishëm rus. Sipas shkrimit, qëllimi ka qenë që kompania “Dorelita” të sigurojë akses tek presidenti amerikan Trump.

 

Por për LSI, shkrimi nuk është gjë tjetër veçse një farsë e sponsorizuar.

 

“Transparenca dhe të gjitha veprimet tanë janë kryer konform ligjit, janë ezauruar në KQZ, çdo tymnajë që përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga halli i madh i qeverisë, taksa, tarifa, që kanë të bëjnë me të gjithë ekzistencën dhe ndjeshmërinë kombëtare të shqiptarëve, në këto kushte nuk ka vend për tëhumbur kohë me atë që quhet “Mother Jones”. Të mos humbim kohë me sajesa dhe gjëra pa vlerë. Ne jemi të hapur ndaj cilit do dhe për këdo për të gjithë aktivitetin e LSI”.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet se ka kryer vetëm një pagesë prej 15 mijë dollarësh drejt llogarisë së McKeon Group, e kryer përmes sistemit bankar dhe e deklaruar në Komision Qendror të Zgjedhjeve, sipas ligjit për partitë politike në Shqipëri. Kontratë e cila është miratuar në organet më të larta vendimmarrëse të partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *