Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi për mediat zyrtarisht në lidhje me ngjarjet e deritanishme që kanë shoqëruar protestën.

 

Sipas LSI e gjithë dhuna është inicuar nga vetë qeveria pasi opozita ka komunikaur zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementët e organizimit të protestës.

 

LSI akuzon gjithashtu policinë e Shteti dhe Gardën e Republikës se kanë përdorur lëndë helmuese luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit duke shkaktuar dëme të shumta mbi shëndetin e këtyre të fundit.

 

“Me shqetësim të madh ndajmë me ju sjelljen e patolerueshme dhe antidemokratike të qeverisë shqiptare gjatë protestës së sotme të qytetarëve. Opozita ka komunikuar zyrtarisht me Ministrinë e Brendshme për të gjitha elementet e organizimit të protestës. Megjithatë, qeveria provokoi qytetaret në protestë duke larguar kordonin e Policisë që ndante Kryeministrinë me protestuesit. Policia e Shtetit nuk ka komunikuar në asnjë moment apo për asnjë çështje me organizatoret e protestës, duke vepruar në kundërshtim të plotë me ligjin. Gjithashtu, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kane përdorur Lënde Helmuese Luftarake dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, duke shkaktuar dëme shumë të rënda në rrugët e frymëmarrjes të qytetarëve dhe ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve me probleme kardiake. Kjo sjellje provokative e Policisë se Shtetit dhe e Gardës së Republikës ka qenë në kundërshtim me dëshirën e opozitës për një protestë paqësore dhe theksojmë se kjo proteste ka nisur paqësore dhe vazhdon të jetë e tillë në sytë e qytetarëve. Veprimet e qeverise provuan edhe një herë rrugën anti demokratike të qeverisë dhe te Kryeministrit Edi Rama. Ju sigurojmë se LSI dhe Opozita po përpiqet të bëjë të pamundurën për ti mbajtur protestuesit të qetë dhe nën kontroll, pavarësisht se provokimet e strukturave qeveritare të nisura prej disa ditësh tashme, vazhdojnë  ende të cënojne të drejtën e qytetareve për të protestuar për një ndryshim pozitiv.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *