Nënkryetari i LSI Luan Rama ka deklaruar se protesta e 16 shkurtit do të jetë një manifestim kundër se keqes.

 

Përmes një deklarate për mediat ai ka deklaruar se integrimi në BE është i bllokuar nga kjo qeverisje.

 

“Protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normalitetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar. Procesi i integrimit europian i bllokuar qëllimisht nga qeveria, është ajo që duhet ti bashkojë qytetarët, por ndërkaq më shumë se sa kjo është lufta kundër varfërisë, lufta kundër padrejtësisë, lufta kundër arrogancës, lufta kundër papërgjegjshmërisë, lufta kundër talljes me interesat e qytetarëve dhe interesit e vendit, prandaj edhe një herë duke iu ftuar të gjithëve, ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë, rrugën e shërbimit ndaj vendit, rrugën e integrimit e europian të Shqipërisë.”

 

Ndër të tjera Rama ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e 16 shkurtit, e cila është dita e tyre, dita e forcës qytetare, është dita e revoltës qytetare, është dita e fitores së qytetarëve mbi te keqen që është e personifikuar tek qeveria e krimit dhe tek Kryeministri I qeverisë së krimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *