E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI prezanton programin: Taksë e sheshtë 9%, 1 mijë dollarë për çdo bebe

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka pritur Partinë Demokratike, por ka shpallur programin e saj elektoral, edhe pse të dyja forcat janë grupuar në një koalicion kundër Partisë Socialiste. Në programin e LSI bie në sy se ashtu si aleati i saj edhe ata premtojnë vendosjen e një takse të sheshtë në nivelin 9%.

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

“Kemi rënë dakord për taksën e sheshtë 9%, por ne si Lëvizje Socialiste për Integrim angazhohemi për përjashtimin nga çdo taksë për çdo familje ose person me të ardhura nën 35 mijë lekë të reja në muaj.”

Reklamë

Por LSI synon të vendosë një taksë të re për biznesin e madh.

“Ne do të  vendosim Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të mëdha.  Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme”

LSI premton që kur të vijë në pushtet buxheti për arsimin do të jetë 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto, një premtim që edhe PS e ka pasur në opozitë. Nga ana tjetër LSI premton mbështetje financiare për bebet e sapolindura.

“Programi nga “Bebja në bebe” duke krijuar fondin për çdo fëmijë të lindur që do ti kthehet në momentin që riprodhon vetveten. 1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD.”

Pas LSI, edhe Partia Demokratike pritet që ta shpallë programin e saj këtë javë, shtylla kryesore e të cilit është taksa e sheshtë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë