Subscribe

Përparim Spahiu nuk është më pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pozicionimi i tij kundër linjës politike të LSI-së në raport me reformën në drejtësi i kushtoi atij vendin ne grupin parlamentar. Vendimin u bë publik nga Petrit Vasili. Pas vendimit ka reaguar vetë deputeti Spahiu në rrjetet sociale, duke thënë se, pavarësisht përjashtimit, ai do të vazhdojë të mbështesë linjën politike të LSI-së, partisë ku militonte deri paraditen e së hënës. Pak ditë më parë, deputeti Spahiu, kishte bërë të ditur kundërshtimin e tij të hapur kundër procesit të Vetingut të drejtuar nga të huajt. Ai e kishte quajtur këtë pjesë te reformës në drejtësi, si cenim të sovranitetit. Ndërkohë deputeti Spahiu kishte lajmëruar votën e tij kundër paketës kushtetuese, nëse nuk do të ndryshonte çështja e Vetingut. Por kreu i grupit parlamentar të LSI Vasili, ka kërkuar ndërkohe që mosmarrëveshjet për draftin e reformës te zgjidhen sipas rekomandimeve të Venecias. Zoti Vasili u pyet edhe për deklarimin e deputetit socialist Pandeli Majko, që kërkoi zgjedhje te parakohshme dhe referendum per drejtësinë ne te njëjtën dite. Vasili tha se ende nuk ka patur nje propozim zyrtar per kete çështje, ndaj dhe nuk mund ta komentonte paraprakisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *