E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI: Nuk e bojkotojmë seancën

Pavarësisht përjashtimit me 10 ditë të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi nga Parlamenti, grupi parlamentar i kësaj force politike do të marrë pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri parlamentar.

 

Në deklaratën për mediat, Vasili dha mbështetjen ndaj kërkesës së aleatëve të rinj PD-së, për largimin e Gramoz Ruçit nga drejtimi i parlamentit.

 

Reklamë

Në përgjigje të akuzave për bllokim të reformës në drejtësi, Petrit Vasili këmbënguli se LSI ka pasur rolin kryesor në votimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe ligjet e rëndësishme si ai për vettingun.

Vasili tha se ka ridepozituar padinë ndaj kryeministrit Rama, qe sipas tij i bëri thirrje policisë të përfshihej në zgjedhjet parlamentare.

Më shumë video

Reklamë