E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

LSI merr kryesimin e qarkut Fier

Këshilli i qarkut Fier, i ngecur prej tete muajsh më se fundmi nisi funksionimin e tij ligjor. Këshilltarët e dalë nga proceset e votimit të gjashtë këshillave bashkiakë, zhvilluan mbledhjen konstituuese në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak. Në proces morën pjesë edhe deputetet dhe përfaqësues të PS e LSI në qarkun Fier. Me konsensus, kryetar i këshillit u zgjodh Fatos Pashollari i LSI-se. Nënkryetari i këshillit u zgjodh zoti Vangjel Ndreko. Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte konsensusi mes palëve, gje qe eshte vene ne dukje edhe nga deputeti i lsi Robert Bitri. Prej datës 5 nëntor 2015 Këshilli i qarkut Fier nuk ka patur kryetar. Gjatë zgjedhjes së këshilltarëve, PS arriti të fitonte nga votimet në këshillat bashkiakë të gjashtë bashkive 15 anëtarë, Lëvizja socialiste për Integrim 8 dhe Partia Demokratike, 1 anëtar. Gjashte anëtar janë drejtues te Bashkive ne Qark.

Vazhdo të lexosh

Reklamë