E shtunë, 7 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI: Luftë drogës, jo spektakle

LSI ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj institucioneve shtetërore, lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Luan Rama, tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, tregoi qartë domosdoshmërinë për reagim të menjëhershëm dhe jo spektakle.

 

Në konferencën për shtyp, Rama theksoi se askush nga LSI nuk ka bërë presione për ndryshimet në qeveri.

 

Reklamë

I pyetur nëse do luajë LSI negociator me opozitën për të kaluar krizën politike, Luan Rama tha se partia që përfaqëson mbetet partizane e dialogut politik.

 

Kreu grupit parlamentar foli edhe për oligarkitë, që sipas tij janë problemi i vërtetë për vendin.

 

Ndërkohë që për vijimin ose jo të aleancës me PS, Rama tha se Lëvizja e drejtuar nga Ilir Meta, do respektojë afatet për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë