Lëvizja Socialiste per Integrim përshëndet deklaratën e ambasadorit amerikan, i cili tregoi me emra, kokat e krimit ne Shqipëri. Por sipas Petrit Vasilit, Donald Lu nuk përmendi kryebanditin. Kreu i grupit parlamentar u shpreh sa pa nje veting te pavarur, nuk mund te kete lufte efikase ndaj krimit te organizuar.

 

“Gjithashtu Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë.

 

Dhe ndamë të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit Amerikan lidhur me këtë çështje e cila po kompromenton jo vetëm imazhin, jo vetëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe të rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari. Ne e kemi debatuar fort dhe për këtë arsye dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Znj. Monika Kryemadhi i është drejtuar Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin lidhur me çështjen e Vetitngut pasi pa një Vetitng të pavarur me integritet të lartë nuk mund të ketë në asnjë mënyrë një luftë efikase ndaj krimit të organizuar.

 

Në rast se kjo nuk do të ndodhë, ne nuk do të bënim asgjë tjetër, por Shqipërinë do ta linim në dorë të këtyre bandave, të cilat janë në dritën e diellit dhe të cilat sot Ambasadori Amerikan pati meritën e madhe që ti tregojë me gisht. Ai tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, i cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk i lufton bandat, i cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *