E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

LSI kundër listave të mbyllura

Pas deklaratës së Metës për te sanksionuar në Kodin Zgjedhor listat e hapura si dhe reduktimin e numrit të deputetëve, LSI do t’ia propozojë këtë qëndrim Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Refuzimin që vjen nga kryeministri Rama, por edhe nga opozita për listat e hapura, Vasili nuk e sheh si përplasje mes palëve. Zyrtari i lartë i LSI-së nuk i konsideron propozimet e partisë që përfaqëson, si kushte për votën mbi ndryshimet në ligjin zgjedhor. Reforma zgjedhore, ka hyr në një moment të rëndësishëm të debatit, ku palët kanë artikuluar hapur qëndrimet përkatëse. Opozita kërkon votim dhe numërim elektronik, si dhe financim të fushatës së partive vetëm nga buxheti i shtetit, të cilat socialistët nuk i kanë pranuar. Ndërkohë që PS kërkon votimin e shqiptarëve, që jetojnë jashtë vendit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video