Subscribe

Lëvizja Socialiste për Inegrim këmbëngul në dialogun me opozitën, me qëllim përfshirjen e saj në zgjedhjet politike. Nënkryetari Luan Rama, në daljen për mediat theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë e me standarde.

 

Ndonëse nuk e përmendi me emër, nënkryetari i LSI-së komentoi edhe qëndrimet e ministrit te Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Kur ka mbetur pak kohë nga regjistrimi i koalicioneve zgjedhore në KQZ, Luan Rama shmangu përgjigjen për vazhdimin e koalicionit me PS-në.

 

Luan Rama bëri me dije se LSI do të propozojë tre deputetë si anëtarë të komisioneve për vettingun: Silva Caka, Vangjel Tavo dhe ai vetë. ndërkohë që PS do të propozojë Pandeli Majkon, Ulsi Manjën, Evis Kushi, Ervin Bushatin, Vasilika Hysin dhe Bashkim Finon. PDIU ka zgjedhur Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *